Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi C.B., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se, rreth orës 02:05, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, 28-vjeçari ka shkuar me automjet për të marrë bashkëjetuesen e tij. Në këtë moment kanë dalë familjarët e saj dhe, për motive që lidhen me marrëdhëniet familjare, ai dyshohet se ka përplasur me automjet nënën e bashkëjetueses, shtetasen K. H., 43 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime trupore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur në ngjarje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.