Tentoi t’i kontrabandojë 4 tonë mish në veri, i dyshuari në arrati
Një kamion me targa të shtetit serb ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua në Leposaviq. Në këtë kamion ishin të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe […]
Një kamion me targa të shtetit serb ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua në Leposaviq.
Në këtë kamion ishin të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u cilësuar si “kontrabandim me mallra”.
Lidhur me rastin në fjalë, janë duke u marrë njësitet policore relevante në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.















