Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas gjerman, i cili dyshohet se gjatë drejtimit të veturës ka bërë lëvizje të rrezikshme në komunikacion.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari me qëllim të shmangies së gjobitje, u ka ofruar zyrtarëve policorë ryshfet në shumën prej 100 eurosh.
“Kaçanik 28.07.2026-23:10. Është arrestuar i dyshuari me shtetësi gjermane, pasi i njëjti duke drejtuar veturën kishte bërë lëvizje-veprime të rrezikshme në komunikacion, ndërsa zyrtarëve policor me qëllim të shmangies nga gjobitja u kishte ofruar ryshfet në shumën prej 100 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.