Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë tentuar ta rrëmbejnë një vajzë të mitur në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh, viktima e mitur femër ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në shtëpinë e saj, tre persona të panjohur e kishin futur në një veturë me ngjyrë të zezë me targa vendore, por më pas ajo kishte arritur të largohej nga vetura.

Po ashtu, viktimës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar.

Ndërkaq, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti vazhdon të hetohet.