Ter Stegen – portieri me më së paku gola të pranuara në Evropë

Portieri, Marc-Andre ter Stegen është portieri me më së paku gola të pranuara në Evropë

Marc-Andre ter Stegen

Barcelona është skuadra me mbrojtjen më të mirë në pesë ligat evropiane. Dhe për këtë fakt më meritori është Marc-Andre ter Stegen.

Gardiani gjerman është duke kaluar në formë jetësore dhe për këtë më së miri flasin statistikat.

Ai ka pranuar vetëm gjashtë gola – në 17-të ndeshje të zhvilluara në La Liga.

Asnjë portier tjetër nuk i ka arritur këta numra.

Ter Stegen e ka mbajtur portën e paprekur në 13-të ndeshje të elitën e futbollit spanjoll në këtë kampionat – duke e treguar edhe një herë se është ndër më të mirë në botë në pozitën e tij.

30 vjeçari ka kontratë valide me Barcelonën deri në vitin 2025, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 30 milionë euro.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika