Tërhiqen të gjitha akuzat ndaj futbollistit të Manchester United, Mason Greenwood
Janë tërhequr gjatë ditës së sotme të gjitha akuzat që ishin të ngritura ndaj futbollistit të Manchester United, Mason Greenwood. Policia e qytetit të Manchesterit gjatë ditës së sotme ka njoftuar që të gjitha ndjekjet penale ndaj 21-vjeçarit nga sot nuk do të vazhdojnë. Shefja e departamentit të Policisë dhe Mbrojtjes Publike, Michaela Kerr, ka […]
Janë tërhequr gjatë ditës së sotme të gjitha akuzat që ishin të ngritura ndaj futbollistit të Manchester United, Mason Greenwood.
Policia e qytetit të Manchesterit gjatë ditës së sotme ka njoftuar që të gjitha ndjekjet penale ndaj 21-vjeçarit nga sot nuk do të vazhdojnë.
Shefja e departamentit të Policisë dhe Mbrojtjes Publike, Michaela Kerr, ka thënë: “Duke bërë interesimin e madh të mediave për këtë rast, është e drejtë nga ana jonë që të tregojmë që personi i cili është arrestuar për disa investigime të ngritura në Janar të vitit 2022, më nuk është i lidhur me këtë çështje, dhe lirohet nga të gjitha akuzat.”

Ajo po ashtu ka shtuar që ekipi investigues gjatë gjithë kohës ka mbetur në kontakt me ekipin ligjor, duke marrë parasysh të gjitha të rejat dhe sipas fakteve të mbledhura se Greenwood nuk do të ndiqet më penalisht.
Mason Greenwood ishte akuzuar për sulme fizike dhe dhunë ndaj ish të dashurës së tij, Harriet Robinson – gjë për të cilën më pas edhe ishte arrestuar.















