Tërmet 5.5 shkallë në Adana të Turqisë

Një tërmet 5.5 shkallë i Rihterit e ka goditur provincën jugore të Turqisë, Adana. Autoritetet turke kanë bërë të ditur se nuk ka të plagosur apo shtëpi të dëmtuara

Një helikopter ushtarak fluturon mbi flamurin e Turqisë. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Një tërmet 5.5 shkallë i Rihterit e ka goditur provincën jugore të Turqisë, Adana, në mëngjesin e së martës, sipas Qendrës për monitorim të tërmeteve Kandilli.

Qendra ka thënë se tërmeti është regjistruar në orën 8:44 të mëngjesit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Kozan, rreth 64 kilometra nga qyteti i Adanas.

Autoritetet nuk kanë raportuar për të plagosur apo shtëpi të dëmtuara.

Tërmeti vjen disa muaj pas tërmeteve shkatërruese të shkurtit në këtë shtet dhe në disa pjesë në veri të Sirisë.

Vetëm në Turqi kanë vdekur më shumë se 50.000 persona dhe dhjetëra mijëra ndërtesa janë shkatërruar.

Shumë prej shtëpive të dëmtuara, si pasojë e tërmeteve të shkurtit, nuk janë shembur ende nga autoritetet.

Orhan Tatar, udhëheqës i Departamentit për reduktim të rrezikut në Autoritetin për Menaxhim të Katastrofave, i ka bërë thirrje publikut që të qëndrojë larg ndërtesave të dëmtuara./ REL

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika