Tërmet i fuqishëm afër Kilit, lëshohen sirenat paralajmëruese për cunami
Në Kili janë lëshuar sirenat paralajmëruese për cunami pas një termeti prej 7.4 shkallë të Rihterit. Autoritetet kiliane gjithashtu kanë lëshuar urdhër evakuimi për popullsinë në zonën bregdetare në jug të vendit. Agjencia shtetërore e menaxhimit të fatkeqësive kiliane ka lëshuar një paralajmërim për një pjesë të rajonit të largët Magallanes, në skajin jugor të […]
Në Kili janë lëshuar sirenat paralajmëruese për cunami pas një termeti prej 7.4 shkallë të Rihterit. Autoritetet kiliane gjithashtu kanë lëshuar urdhër evakuimi për popullsinë në zonën bregdetare në jug të vendit.
Agjencia shtetërore e menaxhimit të fatkeqësive kiliane ka lëshuar një paralajmërim për një pjesë të rajonit të largët Magallanes, në skajin jugor të Kilit.
Termeti me fuqi prej 7.4 ballë u regjistrua në orën 13:58, sipas kohës lokale, 219 kilometra larg bregut të qytetit argjentinas Ushuaia, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

USGS por edhe Euro-Mediterranean Seismological Centre (EMSC) bëjnë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Passage Drake, midis Kepit Horn dhe Antarktidës, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Instituti Kilian i Antarktidës (INAHC) nga ana tjetër ka bërë të ditur se bazat në Antarktidë janë në proces evakuimi.
Sipas EMSC-së në rajon ka pasur edhe pasgoditje.
















