Tërmet i fuqishëm godet Venezuelën veriperëndimore
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së dhe 6.3 ballë sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare ka tronditur veriperëndimin e Venezuelës. Epiqendra u regjistrua 24 kilometra në lindje-verilindje të komunitetit Mena Grande, në shtetin Zulia, rreth 600 kilometra larg kryeqytetit Karakas. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 7.8 kilometrash dhe u ndje në […]
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së dhe 6.3 ballë sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare ka tronditur veriperëndimin e Venezuelës.
Epiqendra u regjistrua 24 kilometra në lindje-verilindje të komunitetit Mena Grande, në shtetin Zulia, rreth 600 kilometra larg kryeqytetit Karakas.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 7.8 kilometrash dhe u ndje në disa shtete të Venezuelës, si dhe në Kolumbinë fqinje. Lëkundjet shkaktuan evakuimin e ndërtesave banesore dhe tregtare pranë kufirit, por televizioni shtetëror nuk ndërpreu transmetimin, përfshirë programin shkencor të drejtuar nga Presidenti Nicolas Maduro.
Rreth një orë më vonë, Ministri i Komunikacionit Freddy Nánez bëri të ditur në Telegram se Fondacioni Venezuelian për Kërkime Teknologjike kishte regjistruar edhe dy tërmete më të vogla, me magnitudë 3.9 dhe 5.4 ballë, por nuk dha asnjë koment mbi të dhënat e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.















