Një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter është regjistruar të martën mbrëma në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka ndodhur më në orën 22:43.
Epiqendra ishte 33 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe 3 kilometra në jugperëndim të Gjilanit, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerë në qytete përreth si Ferizaj dhe Vitinë.