Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së premtes në jug të ishullit grek të Korfuzit.

Tërmeti është regjistruar në orën 07:20, ndërsa thellësia ka qenë 10 kilometra.

Tërmeti është ndier edhe në jug të Shqipërisë.

Deri më tani nuk është raportuar për pasoja.