Tërmet në Kosovë

Territori i Kosovës është goditur nga një tërmet mbrëmjen e së martës, i cili është ndier në disa zona të vendit. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa.

Sipas të dhënave të publikuara nga Rrjeti Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendra Sizmike Euro-Mediterane, lëkundjet sizmike janë regjistruar më 10 shkurt, në orën 22:09 sipas kohës lokale.

Tërmeti ka pasur magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter dhe është vlerësuar me intensitet VI ballë sipas shkallës së Merkalit. Thellësia hipoqendrore e tij ka qenë rreth 5 kilometra.

Sipas njoftimit, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në zonën juglindore të Kosovës, konkretisht në rajonin Prizren–Shtërpcë, me koordinata gjeografike 42.144 gjerësi veriore dhe 20.985 gjatësi lindore, rreth 23 kilometra në lindje të Prizrenit.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 10/02/2026 n’ora 22:09 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës (zona Juglindore e Kosovës) është goditur me një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të MerkalitThellësia hipoqendrore ishte 5 km.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata Gjeografike; 42.144; 20.985)

23 km Lindje të Prizrenit

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Ky sizmicitet kishte potencialin të rrezikon qytetaret dhe shkakton ndonjë dëm material për shkak të forcës se lart, njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka njoftuar Mustafa.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika