Tërmet në Shqipëri, raportohet për dëme të lehta

Ilustrim

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare EMSC ka bërë të ditur se tërmeti ishte me një magnitudë prej 4.7 të shkallës Rihter.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, duke përfshirë më shumë Tiranën, Durrësin dhe Lezhën.

“Tërmeti goditi në një thellësi të cekët prej 10 km nën epiqendrën pranë Tiranës, Qarku i Tiranës, Shqipëri, natën vonë të së dielës, 15 janar 2023, në orën 22:37 me orën lokale. Madhësia e saktë, epiqendra dhe thellësia e tërmetit mund të rishikohen brenda orëve ose minutave të ardhshme pasi sizmologët shqyrtojnë të dhënat dhe përsosin llogaritjet e tyre, ose kur agjencitë e tjera lëshojnë raportin e tyre’, thuhet në njoftimin e sipas Qendrës Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).

Gjithashtu edhe ministri shqiptar i Mbrojtës, Niko Peleshi ka thënë se sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti  me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ai njoftoi se sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.

Edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar ndaj lëkundjeve që ka ndjerë Shqipëria, respektivisht, Tirana.

Veliaj tha se shërbimet e emergjencës kanë kaluar në gatishmëri të plotë.

“Një valë tërmetesh janë ndjerë në Tiranë. Shërbimet tona të emergjencës kanë kaluar në gatishmëri të plotë! Për çdo problematikë ne banesa apo rrugë malore, ju lutem na sinjalizoni menjëherë në nr. 112 ose zjarrfikësit nr. 128”, ka shkruar ai në Twitter.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika