Shqipëria të enjten është goditur nga një tërmet.

Magnituda e këtij tërmeti ishte 3.6 shkallë të Rihterit.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC), tërmeti është regjistruar në orën 06:32 në qarkun e Elbasanit.

Nuk është raportuar deri më tani për pasoja në njerëz apo dëme materiale.