Tërmet në Shqipëri, nuk raportohet për dëme

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në datë 13 janar, janë regjistruar lëkundje tërmeti me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter dhe me thellësi 20.8 km

Ilustrim

Në disa zona, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, janë ndier lëkundje tërmeti pas mesnatës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në datë 13 janar, janë regjistruar lëkundje tërmeti me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter dhe me thellësi 20.8 km.

Tërmeti ka pasur si epiqendër në fshatin Shalës në Elbasan. Siç shkruan RTK, këto lëkundje janë ndier edhe në disa zona të tjera si në Tiranë, Lushnjë, Durrës dhe Berat. Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

“Në datën 13 janar 2024, ora 23:17:51 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEUM ka regjistruar një termët të madhësisë M4.3 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 20.8 km. Epiqendra është lokalizuar në Shalës, Elbasan , 3 km në Perëndim të Cërrikut”, njofton IGJEUM.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika