Tërmet pranë kufirit Kosovë – Serbi

Një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 09:46, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, sipas të dhënave të Qendrës Evropiano-Mesdhetare për Sizmologji (EMSC).

Sipas njoftimit, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 6 kilometra në jugperëndim të Leskocit, ndërsa thellësia e tij është vlerësuar në 5 kilometra.

Lëkundjet sizmike janë ndier në disa pjesë të Kosovës dhe Serbisë. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Të fundit nga rubrika