Tërmetet në Turqi, zgjerohet hetimi për ndërtesat e shembura

Qeveria turke ka bërë të ditur se më shumë se 600 njerëz po hetohen tani në Turqi për ndërtesat që u shembën nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit.

Të shtunën, ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ka thënë se 184 të dyshuar – përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e pronave – ishin arrestuar tashmë.

Për vite me radhë, ekspertët paralajmëruan se korrupsioni endemik dhe politikat e qeverisë nënkuptonin se shumë ndërtesa të reja ishin të pasigurta.

Numri i konfirmuar i vdekjeve në Turqi dhe Siri tani ka shkuar mbi 50 mijë, raporton BBC.

Bozdag i bëri komentet televizive nga Turqia juglindore, ku goditi tërmeti me magnitudë 7.8 ballë dhe u pasua nga një tjetër lëkundje e fuqishme vetëm disa orë më vonë.

Komentet e tij treguan se si ishte zgjeruar hetimi – dy javë më parë, autoritetet thanë se ishin lëshuar 113 urdhërarreste.

Partitë e opozitës dhe disa ekspertë ndërtimi akuzojnë administratën e presidentit, Recep Tayyip Erdogan, për dështim në zbatimin e rregulloreve të ndërtimit dhe përpjekje për të larguar fajin e përgjithshëm për katastrofën.

Ata thonë se politikat e qeverisë kanë lejuar të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët që kanë shkelur rregullat e ndërtimit, në mënyrë që të inkurajojnë një bum ndërtimi, duke përfshirë rajonet e prirura nga tërmeti.

Erdogan ka pranuar mangësitë, por duket se fajëson fatin për shkallën e katastrofës.

“Gjëra të tilla kanë ndodhur gjithmonë. Është pjesë e planit të fatit”, ka thënë ai gjatë një vizite të fundit në rajon.

Ndryshe, tërmeti tragjik i gjashtë shkurtit në Turqi e Siri deri më tani ka lënë mbi 50 mijë të vdekur.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika