Tërmeti në Japoni, Haradinaj: Mendja jonë është me popullin dhe shtetin japonez

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me tërmetin në Japoni, ka thënë se mbetet me shpresën që "fatkeqësia e ndodhur të kalojë me sa më pak dëme"

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me tërmetin në Japoni.

Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se mbetet me shpresën që tërmeti të kalojë me sa më pak dëme.

“Mendja jonë është me popullin dhe shtetin japonez!”, ka shkruar Haradinaj.

Është duke u shtuar numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që goditi pjesën perëndimore të Japonisë.

Lexo dhe: Rritet në rreth 50 numri i viktimave të tërmetit në Japoni

Mediet lokale kanë thënë se deri më tani 48 persona kanë humbur jetën. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë njerëzit e bllokuar nën rrënoja, ndërsa moti është tejet i ftohtë.

Tërmeti me magnitudë 7.6 e pati epiqendrën në prefekturën Ishikava, zona që u godit më rëndë nga lëkundjet.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika