Tërmkolli kritikon Kurtin: E la Kosovën edhe pa targa edhe pa miq

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se vendimi i kryeministrit Kurti për targat e ka lënë Kosovën pa targa dhe pa miq

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli





Aktivistja politike dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin rreth vendimit për çështjen e targave.

Përmes një postimi Tërmkolli ka thënë se vendimi i kryeministrit e ka lënë Kosovën pa targa dhe pa miq. Tutje, ish-deputetja ka theksuar se Kurti është “as me shehër as me Barilevë”.

“Politika “kreative” e Kryeministrit Kurti “as me sheher as me Barilevë” e lë Kosovën edhe pa targa edhe pa miq!”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook.

Në mbledhjen e 103-të, Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim për riregjistrimin e targave ilegale KM, SRB në targa legale RKS.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të premten e 28 tetorit të bëjë shkallëzimin e sanksioneve që i presin qytetarët që nuk e respektojnë afatin e vendosur për kthim të targave ilegale në ato RKS deri më 31 tetor.

Tutje, Shtetet e Bahkuara dhe Bashkimi Evropian nuk janë pajtuar me vendimin e kryeministrit Kurti duke shtuar se i refuzoi kërkesat e ndërkombëtarëve.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika