“Termokos” do të ndajë 15 bursa për studentët e Teknikut

Drejtori i kompanisë “Termokos”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se do të ndajnë 15 bursa për studentët e fakulteteve teknike. Studentët do të mund të aplikojnë deri më datën 1 shkurt

Drejtori i kompanisë “Termokos”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se do të ndajnë 15 bursa për studentët e fakulteteve teknike. Studentët do të mund të aplikojnë deri më datën 1 shkurt.

Kështu ka bërë të ditur Fisnik Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Jemi të përkushtuar të ndihmojmë studentët tanë, të cilët janë inxhinierët e ardhshëm e me të ciët do të ndërtojmë vendin tonë!”, ka shkruar Osmani.

Njoftimi i plotë:

Termokos ndan 15 bursa për studentët e Fakulteteve Teknike!

Deri me datë 01.02.2024, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike do të mund të aplikojnë për bursën të cilën e ndan NQ Termokos – për të dytin vit me radhë!

Jemi të përkushtuar t’i ndihmojmë studentët tanë, të cilët janë inxhinierët e ardhshëm e me të ciët do të ndërtojmë vendin tonë!

Dokumentacioni dorëzohet tek Dekanati i njësive përkatëse (FIM-FIN-FIEK).

Termokos Kryeqyteti Prishtina Perparim Rama Alban Zogaj

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike- Faqja zyrtare Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit UP FIEK – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika