Tërnava bën thirrje për paqe në prag të Muajit të Ramazanit

“Në këtë natë të madhe, në vigjilje të fillimit të këtij muaji të madh, lusim Zotin që sa më parë të ndalen luftërat e konfliktet dhe popujt të jetojnë të qetë dhe në paqe e harmoni" kështu ka thënë myftiu Tërnava në prag të Muajit të Ramazanit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka uruar besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë në prag të nisjes së Muajit të Ramazanit, teksa ka bërë thirrje për paqe në botë.

Myftiu Tërnava ka thënë se agjërimi e afron besimtarin me krijuesin, e largon nga “egoja, urrejtja e smira” dhe e “motivon për punë e vepra të mira”.

“Në këtë natë të madhe, në vigjilje të fillimit të këtij muaji të madh, lusim Zotin që sa më parë të ndalen luftërat e konfliktet dhe popujt të jetojnë të qetë dhe në paqe e harmoni. Misioni i njeriut në botë nuk është që të krijojë trazira, gjakderdhje, vuajtje e shkatërrime, por të jetojë me dinjitet ashtu siç na ka udhëzuar krijuesi i gjithësisë”, ka thënë Tërnava.

Myftiu i Kosovës tha se përmes agjërimit gjatë muajit të Ramazanit, besimtarët shfaqin bindjen, dashurinë dhe sinqeritetin ndaj Zotit.

Muaji i Ramazanit nis më 23 mars dhe do të zgjasë për 30 ditë deri më 20 prill.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika