Tërnava paralajmëron padi ndaj Gashit pasi tha që disa xhami në Kosovë janë të financuara nga Serbia

Të enjten e 27 qershorit, ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Milazim Gashi, në “Debat Plus”, kishe ngritur dyshime lidhur me financimin e disa xhamive në Kosovë nga struktura të dyshimta, të cilat ai i lidh me shërbimin ushtarak të Serbisë.

Këtë të hënë erdhi reagimi nga kryetari i BIK-ut, Myftiu, Naim Tërnava i cili ka paralajmëruar padi ndaj ish-zëvendësministrit, Gashi.

Deklaratat e Gashit, Tërnava i cilësoi si shpifje, derisa theksoi se nëse ka argumente për këtë, ai do t’i rrënojë dy xhamitë të cilat i përmendi ish-zëvendësministri.

Tërnava u shpreh se asnjëherë nuk ka ndodhur dhe se nuk do të ndodhë që BIK-u të marrë para nga Serbia.

“Ne menduam se sistemi ateist-komunist iku dhe shkoi, mirëpo fatkeqësisht kanë mbetur disa neo-komunist, të cilët e kanë gjithherë primare fyerjen dhe shpifjen në raport me fenë, mirëpo në raport edhe me shqiptarinë tonë. E them me plotë përgjegjësi se nuk ka ndodhë, nuk po ndodhë dhe nuk do të ndodhë kurrë asnjëherë që Bashkësia Islame e Kosovës të marrë para nga Serbia. Por, e sfidojë atë zotërinë atje, e sfidojë dhe i them kështu me përgjegjësi të plotë, nëse ai dhe kushdo qoftë në Kosovë pinjollë të tij, kanë vetëm një argument në lidhje me atë çfarë kanë deklaruar, unë haptazi deklarojë sot se unë do të marrë buldozerin dhe do t’i rrënojë ato dy xhami, edhe tek ajo në ‘Veternik’ edhe kjo këtu në ‘Mat’. Mirëpo, kjo është shpifje, është çmenduri që vije nga një person i papërgjegjshëm.”

Tërnava i ka ftuar frekuentuesit e dy xhamive që në bashkëpunim me avokatët të përgatisin lëndën që vinë nga këto dy xhami dhe ta dërgojnë në Prokurori.

“Elhamduliah na e kemi shtetin, mirëpo sikur të kemi si duhet shtetin e së drejtës, atëherë ai kishte me përfunduar në Prokurori për të dhënë llogari, për shpifjen që e ka bërë, për gënjeshtrën që e ka bërë. Unë i ftoj edhe xhematët e të dy xhamive të përgatisin në bashkëpunim me avokatët që vinë nga këto dy xhami lëndën, ta çojmë në Prokurori dhe të ndjekin penalisht këtë njeri, këtë gjë do ta bëjë edhe vetë Bashkësia Islame e Kosovës, që ai të japë përgjegjësi para organeve tona, për shpifje për rrena të kulluara që i drejtohen Bashkësinë Islame të Kosovës.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika