Tërnava priti në takim ambasadorin Hovenier: Populli i Kosovës do të jetë falënderues ndaj ShBA-ve

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë ditës ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi ambasadorin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën.

“Ai tha se shqiptarët në përgjithësi, por populli i Kosovës në veçanti gjithnjë do të jenë falënderues dhe mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për atë çfarë kanë bërë për Kosovën. Më pas Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e tij dhe të Ambasadës Amerikane me Bashkësinë Islame të Kosovës në projekte të ndryshme, duke shprehur kështu gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim e BIK-ut.

Nga ana e tij, ambasadori Hovenier, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për bashkëpunimin me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ai vlerësoi lart rolin dhe kontributin që ka dhënë dhe po jep Bashkësia Islame e Kosovës në kultivimin e vlerave të harmonisë, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare në vend, si dhe për përçimin e mesazheve për paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

Myftiu Tërnava në fund të këtij takimi i uroi ambasadorit Hovenier shëndet dhe mbarësi në jetën e tij, si dhe i dhuroi një dhuratë me motive nga trashëgimia jonë e çmuar fetare.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika