Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit, duke theksuar se kjo festë ka si thelb paqen dhe solidaritetin

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit dhe pritjen e festës së Fitër Bajramit.

Në adresimin e tij, Tërnava u shpreh se të dielën në kohën e iftarit besimtarët përmbyllin muajin e agjërimit, dhe bëhen gati ta përjetojnë madhështinë e festës së Fitër Bajramit, festë kjo që troket te të gjitha shtresat e popullatës me porosi e mesazhe të ngrohta, gjithnjë në funksion të afrimit me rahmetin e Krijuesit të gjithësisë i cili për agjërimin ka premtuar shpërblim të veçantë.

Myftiu ka shtuar se pas dy vjete që i kaluam në përballje me pandeminë Covid-19, kësaj radhe, falë Zotit të Madhëruar, Ramazanin që po e përmbyllim dhe festën e Fitër-Bajramit, nga e cila na ndajnë vetëm edhe pak orë, e shijuam pa masa kufizuese, rikthyem atmosferën e Ramazanit në shtëpitë tona, bëmë namaze e ibadete nëpër xhamitë tona anekënd vendit, vizituam njëri-tjetrin, me një fjalë, shijuam mirësitë e Ramazanit ashtu siç e meriton ky muaj i bekuar.

“Dashtë Zoti që të mos përballemi më me masa kufizuese, të cilat qenë të domosdoshme, por krijuan një lloj distance ndërmjet nesh”, ka thënë Tërnava.

Gjithashtu Tërnava ka shtuar se në prag të festës së Bajramit, lutemi e angazhohemi që në botë të mbretërojë paqja, mirëkuptimi, harmonia e solidariteti.

“Në prag të festës së Fitër-Bajramit, lusim Zotin që kudo në botë të mos ketë trazira, të mbretërojë paqja, siguria dhe mirëqenia për të gjithë”, ka thënë ai.

Festa e Fitër Bajramit pason Muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika