Tërnava uron myslimanët për fillimin e Ramazanit

Naim Tërnava, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës

Të premten, Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka dhënë mesazhin e tij, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

‘’Kam kënaqësinë që sot, para kohës së xhumasë, në natën e madhe të Ramazanit, t’ju drejtohem me këtë mesazh urimi, duke ju përgëzuar me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, gjatë të cilit, besimtarët myslimanë, anekënd globit kryejnë me bindje e përkushtim një ndër kushtet e besimit islam – agjërimin, tha Tërnava.

Ai ka shtuar se përmes agjërimit, besimtari mysliman synon që të jetë më i devotshëm, më i përkushtuar, racional, human dhe tolerant në raport me vetveten, familjen, komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi.

Gjithashtu, Tërnava apeloi edhe për ruajtjen e familjes, ashtu siç e ka krijuar Zoti, me dy gjini duke thënë se të gjithë ne duhet të angazhohemi në ruajtjen dhe në edukimin e drejtë të saj, ashtu siç na ka krijuar e na ka porositur Krijuesi ynë – Zoti i Madhëruar.

‘’Ai llojin njerëzor e ka krijuar të tillë, me dy gjini e me misione të caktuara, aq sa asnjë akt e vendim nuk mund ta zëvendësojë rolin e nënës me të babait, dhe as të babait me të nënës’’, tha Tërnava.

Ai përmendi edhe luftërat dhe konfliktet që po ndodhin në botë duke u lutur që të përfundojnë sa më parë, pasi që për këtë shkak janë duke e pësuar njerëz të pafajshëm, dhe të kemi paqe, qetësi, dashuri e mirëkuptim ndaj njëri- tjetrit.

”Duke ju uruar mbarësi e shëndet, të gjithëve ju dëshiroj që muajin e madhëruar të Ramazanit ta përjetoni me të gjitha mirësitë e begatitë e tij, ju dhe familjet e juaja, kudo që gjendeni! E lus të madhin Zot, të na e lehtësojë agjërimin dhe të na fisnikërojë me moralin dhe etikën e Ramazanit. Urime të gjithëve muaji i Ramazanit!’’, ka uruar Tërnava.

Agjërimi i Ramazanit fillon të shtunën më 2 prill 2022, ndërsa përfundon me 1 maj.

Dita e parë e Fitër Bajramit do të jetë më 2 maj 2022.

Xhamia e Madhe ”Sulltan Mehmet Fatih”- Prishtinë, Kosovo

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika