Tërnava uron myslimanët: Të lutemi për shëndet e mirëqenie, solidaritet e siguri

Myftiu Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Myftiu Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fetën e Fitër Bajramit.

Tërnava pas faljes së namazit iu është drejtuar popullit duke thënë se sot duhet të luten për shëndet e solidaritet.

”Le t’i gëzohemi kësaj dite duke uruar e vizituar njëri-tjetrin për këtë festë. Të lutemi për shëndet e mirëqenie, solidaritet e siguri, duke u lutur që zoti mos të na ndajë asnjëherë nga mëshira e tij”, tha ai.

Tërnava, në fjalimin e tij ka theksuar se është urdhër hyjnor i zotit që familja duhet të jetë e kompletuar dhe ta dijë se kë e ka hallë e nënë, gjysh e gjyqe, vëlla e motër.

“Siç po shihet familja në fe e traditën tonë është mirësia bazë shoqërore mbi të cilën bazohet edhe struktura e shoqërisë, është elementi i parë me të cilën ndërtohet edhe kombi ynë dhe ka lindur atdhedashuria. Me të drejtë, feja islame e konsideron bazë për stabilitetin dhe mirëqenien e shoqërinë. Kushdo prej nesh që sjell diskutimet, por edhe debatet e shumta që po zhvillohen kohëve të fundit në vendin tonë për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh që këto përpjekje bien ndesh me identitetin, fenë dhe vlerat morale që posedon shoqëria jonë. Përpjekjet në këtë drejtim janë për shkak të zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bart ky popull, ngase synohet një shoqëri që jeton pa ndjenja dhe lidhjes emocionale me familjen, të afërmit, traditën, zakonet dhe fisin”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje për mobilizim kundër vetëvrasjeve e vrasjeve.

 

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika