“Terr e dritë” – rrëfime të viteve ’90” i autorit Krenar Xhaferi është libri që u promovua këtë të shtunë në Prishtinë.
Pjesëmarrës në këtë promovim ishin personalitete të shquara, ndër to edhe nga politika.
Për këtë libër foli fillimisht redaktori i saj Nuhi Rexhepi, duke treguar shkurtimisht edhe përmbajtjen e tij.
“Rrëfime të viteve 90 është shkruar në një formë të një rrëfimi në formë kujtimesh, ndonjëherë edhe me elemente biografike”, tha Nuhi Rexhepi, Redaktor i librit “Terr e dritë”
E recensent i këtij libri ishte Fehmi Rexhepi, gjithashtu njëri nga personat që vlerësoi lartë këtë libër të Xhaferit.
“Rrëfime e rifreskim i kujtimeve për një periudhë më të rëndë, sa të rëndë edhe krenare që kaloi populli ynë”, tha Fehmi Rexhepi, Recenzent i librit “Terr e dritë”.
Ndërkaq më i shkurtër në fjalën e tij ishte vet autori, Krenar Xhaferi.
Ai tha se libri nuk do ta kishte madhështinë e tij pa rrëfimet që gjenden në të, duket shprehur mirënjohje personave që janë pjesë e librit.
“Rrëfimit si gjeneral Reshat Maliqi, pas luftës drejtor i Policisë së Kosovës, Shqipja si Zejunullah Halilit shkrimtarit më të njohur për fëmijë që e kemi, Petrit ushtarit të UÇK-së, që në luftë u vranë dy vëllezër dhe baba i tij”, tha ai.
Gjatë promovimit të librit, pjesë të tij u lexuan për pjesëmarrësit.