Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka bërë thirrje për bashkëpunim politik në vend, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të tregojë pjekuri shtetërore për të ndërtuar një koalicion funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
Në një postim në platformën X, Terras bëri të ditur se është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini.
“Takova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e AAK-së, Ardian Gjini. E inkurajoj kryeministrin Albin Kurti të tregojë lidership për të ndërtuar një koalicion funksional dhe për të siguruar zgjedhjen e presidentit. Kosovës i duhen institucione stabile për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Terras.