Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e ka cilësuar si të turpshme dhe të dëmshme për besimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Duke cituar deklaratën e ministres serbe: “Po të isha në vend të Millosheviqit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”, Terras ka shkruar: “Kjo e shkatërron seriozisht besimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.
