Terroristët e Banjskës nuk mund të gjykohen në mungesë në Kosovë

Grupi terroristë të cilit i priu, Milan Radoiciq e që organizoi sulmin në Banjskë më 24 shtator, nuk do mund të gjykohen nëse nuk janë në Kosovë. Kjo për shkak se Kodi i ri i procedurës penale, i cili mundëson gjykimin në mungesë, nuk e parasheh një mundësi të tillë edhe për veprat kundër rendit kushtetues. Kjo sipas njohësve të drejtësisë është e palogjikshme dhe për këtë kanë kërkuar që institucionet të nisin ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

Pamje të terroristëve nga sulmi në Banjskë, ku shihej edhe Milan Radoiçiq, 24 shtator 2023.

Përvec mosekstradimit të Milan Radoiciqit e grupit që organizoi sulmin terroristë në Banjskë, problematik del të jetë edhe gjykimi i tyre potencial në Kosovë.

Radoiçiq e dhjetëra pjestarë të tjerë të grupit paraushtarak serb, mund vetëm të akuzohen në mungesë, por jo edhe të gjykohen për veprimet e tyre, që rezultuan me vrasjen e zyrtarit policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Kjo për shkak se Kodi i ri i procedurës penale, që mundëson gjykimin në mungesë, nuk ka paraparë një mundësi të tillë për veprat kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Këtë, të palogjikshme e quan ish kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.

“Fare ka qenë e panevojshme të përfshihet vrasja e rëndë, nëse nuk ka asnjë logjikë që psh për një vrasje gruas shtatëzënë, ti lejohet mundësia e gjykimit në mungesë, derisa kryengritja e armatosur që ti vret 5 mijë vet e të mos lejohet gjykimi në mungesë, nuk ka asnjë logjike”, tha Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme.

Për temën e nëjjtë, Televizioni ka tentuar të marrë informacione edhe nga prokurori i rastit, Naim Abazi, por i njëjti ka rekomanduar që pyetjet t’i adresohen zyrës për media të Prokurorisë Speciale, derisa kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje.

Fejzullah Hasani, është i mendimit që institucionet duhet të nisin punën në ndryshimin e bazës ligjore dhe zgjerimi e listës së veprave penale për të cilat mund të zhvillohet gjykimi në mungesë.

“Do të duhej të amandamentohej kodi dhe të lejohej edhe gjykimi në mungesë, edhe për të gjitha veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, nëse kjo normë do ishte fare e paefekte që jep mundësinë prokurorit të ngrit aktakuzë pa i marr në pyetje kur gjykata nuk mund ti gjykojë kurrë”, tha Hasani.

Por në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se duhet të rritet presioni tek ndërkombëtarët që të mundësohet ekstradimi i të njëjtëve nga Serbia në Kosovë.

“Duhet të shtohet normalisht presioni ndërkombëtar dhe normalisht që Kosova duhet të avokojë sa më shumë, tek partenerët tanë ndërkombëtar, në mënyre që pjesmarrësit apo terroristet të cilët, kanë marr pjesë në sulmin e Banjskës të ekstradohen ën Kosovë, në mënyre që të zhvillohet gjykimi”, tha Lavdim Makshana, hulumtues në IKD.

Për përfshirje në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, tash e disa muaj janë në paraburgim 3 serbë të cilët ishin arrestuar gjatë asaj kohe.

Sulmin në të cilin mbeti i vrari rreshteri Afrim Bunjaku, ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiciq e ka marr përsipër, por që vazhdon të jetë i lirë në Serbi, shtet që refuzon të shqyrtojë mundësinë e ekstradimit të tij në Kosovë.

Gjykimi në mungesë, me ndryshimet ligjore të bëra në Kosovë është i mundshëm që nga gushti i vitit 2022, ndërsa aktakuza e parë në mungesë për krime lufte është ngritur në majin e vitit pasues.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika