Testi i Arritshmërisë publikohet sërish në rrjete sociale

Gjatë ditës së sotme mbi 24 mijë nxënës të klasave të nënta iu nënshtruan fazës së parë të testit të arritshmërisë. Nxënësit kanë thënë që para se të hynin në këtë test u janë marrë telefonat, por edhe kësaj rradhe testi u publikua në rrjete sociale

Ilustrim

E shtuna i solli në shkollë për diçka shumë të rëndësishme.

Bëhet fjalë për nxënësit e klasave të nënta, të cilët paradite iu nënshtruan Testit të Arritshmërisë në të gjithë vendin.

Fillimisht iu kumtuan rregullat pastaj filluan me plotësimin e testit.

Plotësimi i testit filloi në ora 10:00 për të përfunduar pas 150 minutave.

Komisionerja për administrim të testit, në shkollën “Ahmet Gashi” në Prishtinë tregoi që procesi ka filluar sipas planifikimeve.

“Testi ka filluar me kohë, gjithcka është në rregull, komisionerët për kontrollim kanë ardhur të gjithë në kohë, rregullat janë përcaktuar me kohë dhe kujdestarët e klasave që kanë ardhur këtu i kanë marrur telefonat e nxënësve” ka thënë komisionerja, Merita Januzi.

Merita Januzi, komisionere

Detaje dha edhe përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit në shkollën “Ali Sokoli” ku testit iu nënshtruan nxënësit e dy shkollave tjera.

“Këtu i kemi gjithsej dy shkolla që kanë ardhur në shkollën e mjekësisë. Kanë ardhur shkolla Mitrush Kuteli dhe Ditët e Minatorit ku gjithsej i kemi 59 nxënës”, është shprehur përfaqësuesja e MASHT-it, Yllëza Mehmeti.

Yllëza Mehmeti, përfaqësuese e MASHT-it

Me të dalë nga testi, nxënësit thanë se telefonët u ishin marrë pa hyrë në klasa, dhe se gjithçka kishte shkuar në rregull.

“Testi ka filluar me kohë, na morrën të gjithë telefonat që i kemi pasur dhe patëm pak emocione” u shpreh nxënësi Vito Limani.

“Unë kam ardhur prej shkollës Iliria dhe testi ishte mirë, pyetjet ishin të lehta e të thjeshta, kshtu që po, mirë kam kaluar”, ka thënë nxënësi Isuf Krasniqi.

Me apo pa telefona brenda klasave, testi u shpërnda në rrjete sociale edhe sivjet.

Të shtunën testi pati pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi.

Kurse pjesa e këtij testi do të mbahet më 14 qershor, i cili do të përmbajë pyetje nga lënda e matematikës, informatikës, fizikës dhe biologjisë.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika