Testi i maturës më 20 qershor, maturantët s’mund ta marrin telefonin në shkollë

Rreth 20 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të maturës shtetërore më 20 qershor të këtij viti. Sipas Ministrisë së Arsimit testi është në fazën finale, teksa janë shtuar edhe masat mbrojtëse në rast se dikush tenton kopjimin. Njohësit e çështjeve të arsimit konsiderojnë se ato janë të pavlefshme nëse nuk shqiptohen dënime ndaj shkelësve.

Rreth 20 mijë maturantë, me 20 qershor do t’i nënshtrohen vlerësimit shtetërorë.

Ministria e Arsimit si rëndom, edhe këtë herë ka vendosur që numri maksimal i nxënësve brenda një klase të jetë 15-të.

Këtë radhë, në qendër të testimit, përpos tre anëtarëve të komisionit që janë të përcaktuar me ligj, për mbikëqyrje janë shtuar edhe dy administrues.

Fatmir Elezi nga divizionit për Vlerësim i Ministrisë së Arsimit, tha se testi është në fazën finale, dhe forma e tij mbetet e njëjtë me atë të vitit të kaluar.

“Aplikimin nxënësit e bëjnë online, diku ka 1 qershori do të fillojë aplikimi, dhe shpërndarja e nxënësve bëhet në mënyrë automatike. Maksimum në një klasë do të jenë 15 nxënës”, ka thënë Fatmir Elezi, divizioni për Vlerësim në MAShT.

Shpesh pyetjet e testit të maturës kanë rrjedhur nëpër rrjete sociale, apo edhe forma të tjera.

Këtë herë nga MAShT thonë se kanë marrë masat e duhura për shmangien e kësaj problematike.

“E kemi saktësu që telefonat nuk janë fare të lejuar në qendrën e testimit. Ka pas raste që administrator e ka lënë tek dritarja, po tash s’lejohet fare në klasë”, ka thënë Fatmir Elezi, divizioni për Vlerësim në MAShT.

Kjo sipas ish-zv.ministrit të Arsimit, Dukagjin Popovci është vështirë e menaxhueshme në rast se nuk shqiptohen dënime.

“Kopjimi ka me qenë i evitueshëm nëse ndërmerren masa me vendosmëri ndaj shkelësve. Nëse përsëri kalon si vitet e kaluara, atëherë me siguri do të ketë kopjim edhe këtë vit edhe të tjerat”, ka thënë Dukagjin Popovci, ish-zv/ministër i Arsimit.

Popovci i konsideron disa opsione që do të mund ta evitojnë kopjimin brenda klasave.

“Të mos jenë nxënësit e klasës së njëjtë, që njihen me njëri-tjetrin. Zakonisht kur fëmijët nuk njihen mes vete, bashkëpunimi është më i pakët. Duhet të merren masa që të mos kenë ndihmë nga jashtë”, ka thënë Dukagjin Popovci, ish-zv/ministër i Arsimit.

Rezultatet për afatin e parë të testit të maturës do të publikohen më 29 qershor.

Ndërkohë afati i dytë për mbajtjen e testit është data 29 gusht.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika