Testimi i mësimdhënësve për avancim mirëpritet nga SBAShK-u

Si një mundësi e mirë për ngritje, por edhe pagë më të mirë po shihet testimi për mësimdhënësit që aplikojnë për licencim të avancuar. Procesin e paralajmëruar nga Ministria se do të nisë nga qershori i vitit të ardhshëm, e kanë mirëpritur SBASHK-u por edhe ekspertë të fushës së arsimit

Ilustrim

Qershori i vitit që po vjen, mësimdhënësve të vendit do tu sjellë mundesi të reja për avancim.

Kjo ndërmjet testimit, proces të cilit e kanë nisur Ministria e Arsimit, dhe tani janë duke punuar në udhëzimin administrativ që e rregullon këtë fushë.

Testimi në këtë rast bëhet vetëm për ata mësimdhënës që dëshirojnë licensë të avancuar.

Një testim i kësaj natyre, nuk kundërshtohet nga përfaqësuesit e mësmidhënësve në Kosovë, Sindikata e Arsimit.

“Ne edhe më heret edhe tani jemi kundër testimit të njohurive të mësimdhënësve por nuk jemi kundër vlerësimit të përformancës së mësimdhënësev ngase ata që aplikojnë për licensë të avancuar natyrisht që duhet ti nënshtorhen sistemit të vlerësimit të përformancës që përbehet nga vlerësimi i brendshëm dhe vlerësimi i jashtëm”, ka thënë Vjollca Shala nga SBAShK.

Pozitiv ndaj këtij hapi, reagimet pozitive i ka edhe eksperti i arsimit, Rinor Qehaja.

Ai tregon edhe cka përfshin kjo reformë.

“Licensimi i mësimdhënësve paraqet një reformë të ristrukturuar me legjislacionin sekondar që është prezantuar rishtaz nga Minstria e Arsimit. Licensimi I mësimdhënësve ndodhë eksulzivisht për licensim të aancuar që në mes plotë instrumenteve tjera, atë të vlerësimit të përformancës, atë të ndjekjës së trajnimeve, përvoja në sektorin e arsimit”, ka deklaruar Rinor Qehaja nga ED Guard.

Mësimdhënësit që zgjedhin të jenë pjesë e vlerësimit dhe dalin me rezultat pozitiv, parashihet të përfitojnë rritje të pagës për 10%.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika