Testimi i unazës njëkahore do të përfundojë sot në orën 17:00

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se testimi i Unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00

Komuna e Prishtinës ka falënderuar qytetarët për durimin dhe ndihmën gjatë këtyre dy ditëve testuese, dhe se testimi i Unazës njëkahëshe do të përfundojë sot në orën 17:00.

Kjo është bërë e ditur nga njoftimi zyrtar i komunës së Prshtinës, ku thuhet se të gjitha të dhënat e dy ditëve testuese do të analizohen.

“Do t’i analizojmë të dhënat e marra gjatë kësaj fundjave dhe do t’ju informojmë për hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Përparim Rama dhe stafi komunal

Komuna e Prishtinës, kishte marrë vendimin që të shtunën dhe të dielën të bëjë testimin e shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Testimi i unazës njëkahore shkakton kaos në Prishtinë

Ndryshe, testimi i rrugëve njëkahëshe në qendër të kryqytetit nuk u mirëprit aspak mirë nga opozita.

Tahiri bën kërkesë ndaj Rames për anulimin e rrugëve njëkahëshe në Prishtinë

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika