Tetë fëmijë të vrarë në të shtënat me armë në Luiziana

Tetë fëmijë, të moshave nga 1 deri në 14 vjeç, kanë humbur jetën në një të shtënë masive në Shreveport të shtetit Luiziana në SHBA, që autoritetet po e trajtojnë si një “mosmarrëveshje familjare”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, kur një person i armatosur ka hapur zjarr në disa lokacione brenda qytetit, duke goditur gjithsej 10 persona.

Autoritetet konfirmuan se viktimat përfshijnë vetëm fëmijë, raporton BBC.

Policia bëri të ditur se disa prej fëmijëve ishin të lidhur familjarisht me autorin e dyshuar të sulmit. Identitetet e viktimave dhe të sulmuesit nuk janë bërë publike, me qëllim njoftimin e familjarëve.

Sipas autoriteteve, të shtënat kanë ndodhur në disa pika, përfshirë dy shtëpi në të njëjtën lagje dhe një tjetër në një zonë tjetër të qytetit. Një nga personat e qëlluar kishte arritur të largohej në një banesë tjetër, ndërsa më pas i dyshuari ka vjedhur një veturë për t’u arratisur.

Policia tha se gjatë ndjekjes, i dyshuari është qëlluar nga forcat e rendit dhe ka humbur jetën.

Kryetari i Shreveportit, Tom Arceneaux, e ka cilësuar ngjarjen si një nga tragjeditë më të rënda në historinë e qytetit.

“Po përballemi me familje të lënduara, me policë të lënduar emocionalisht, me gjithë komunitetin e prekur. Të gjithë po mbajmë zi me këto familje,” deklaroi ai.

Edhe shefi i policisë, Wayne Smith, tha se është e vështirë të kuptohet një ngjarje e tillë dhe se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me policinë e shtetit të Luizianës dhe agjenci të tjera.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika