Tetë oficerë policorë të vrarë dhe 21 civilë të plagosur në protestat antiqeveritare në Sierra Leone

Qindra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit Freetown të ​​mërkurën e 10 gushtit duke protestuar kundër inflacionit dhe rritjes së kostos së jetesës në vendin e Afrikës Perëndimore. Në këto protesta të dhunshme tetë oficerë policorë janë vrarë, ndërsa burime spitalore i thanë Reuters se të paktën 21 civilë u vranë në vende të ndryshme

Protestuesit në qytetin Sierra Leone. Foto: CNN

Ministri i Rinisë në Sierra Leone të mërkurën e 10 gushtit ka thënë se tetë oficerë policorë janë vrarë gjatë protestave të dhunshme antiqeveritare në Sierra Leone, ndërsa burime spitalore i thanë Reuters se të paktën 21 civilë u vranë në vende të ndryshme.

Tetë oficerë policorë të vrarë, të cilët ishin gjashtë burra dhe dy gra u “brutalizuan” dhe u vranë në zonën ku u mbajtën protestat të mërkurën, tha ministri i Rinisë, Mohamed Orman Bangura.

Qindra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit Freetown të ​​mërkurën e 10 gushtit duke protestuar kundër inflacionit dhe rritjes së kostos së jetesës në vendin e Afrikës Perëndimore.

Protestat u bënë të dhunshme disa herë. Imazhet grafike dhe videot e protestuesve të dhunuar dhe të plagosur rëndë dhe disa anëtarëve të forcave të sigurisë mund të shiheshin në mediat sociale. Forcat e sigurisë janë parë, gjithashtu, duke qëlluar me armë drejt qytetarëve.

Bangura tha se nuk mund të konfirmonte menjëherë numrin e civilëve të vrarë ose të plagosur në demonstratat e dhunshme.

“Ne ende nuk dimë se sa njerëz u plagosën, por mund të konfirmoj se tetë policë u vranë”.

Sipas Reuters, të paktën 21 civilë u vranë në vende të ndryshme në vend. Ai raportoi se 13 persona u qëlluan për vdekje në Freetown dhe tetë të tjerë u vranë në qytetet Kamakwie dhe Makeni, duke cituar burime spitalore, raporton CNN.

Zëvendëspresidenti Mohamed Juldeh Jalloh vendosi një shtetrrethim të mërkurën për t’i shuar protestat.

Ministri i Rinisë Bangura i përshkroi protestat si një “akt terrorizmi”.

“Këta nuk janë protestues. Ka një ndryshim mes protestës dhe trazirave dhe akteve të terrorizmit. Protesta është ndryshe nga të vepruarit si terrorist… të shkosh kundër shtetit, të vrasësh polic të rinj,” tha ai.

“Policia ka bërë disa arrestime”, tha ministri për CNN, ndërsa akuzoi opozitën e vendit për financimin e protestave.

Megjithatë, kryebashkiakja i Freetown, Yvonne Aki-Sawyerr, e cila është një nga politikanet kryesore në partinë kryesore opozitare APC, ka denoncuar dhunën. Ajo ishte lutur për paqe dhe unitet kombëtar në Sierra Leone së bashku me komitetin drejtues të udhëheqësve fetarë.

“Sot në qytetin tonë… zemra ime është për të gjithë ata që humbën jetën dhe njerëzit e tyre të dashur… ata që humbën pronat në të gjithë qytetin. Ne të gjithë jemi vëllezër dhe motra… Unë besoj plotësisht në paqe dhe qëndroj kundër dhunës”, tha ajo.

Postimi i kryebashkiakut të ‘Freetown’, Yvonne Aki-Sawyerr në Twitter

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika