Tetë persona të plagosur nga sulmi me armë zjarri në Jerusalem

Të dielën e 14 gushtit, në qytetin e Jerusalemit ka ndodhur një sulm me armë zjarri. Në këtë sulm janë plagosur tetë persona, pesë prej tyre ishin amerikanë. Institucionet shëndetësore thonë se dy prej viktimave janë në gjendje të rëndë

Fotoilustrim

Të dielën e 14 gushtit në qytetin e vjetër të Jerusalemit ka ndodhur një sulm me armë zjarri që synonte një autobus pranë Murit Perëndimor. Në këtë sulm janë plagosur tetë persona, pesë prej tyre ishin amerikanë.

Rreth orës 1:30 pas mesnatës policia ka thënë në një deklaratë se një “terrorist i armatosur me armë qëlloi mbi një autobus dhe automjete në një parking pranë Qytetit të Vjetër të Jerusalemit”.

Sipas spitaleve të Jerusalemit, dy amerikanë janë duke u trajtuar në Qendrën Mjekësore Hadassah dhe tre në Qendrën Mjekësore Shaare Zedek, duke shtuar se të paktën dy nga amerikanët e plagosur ishin turistë.

Dy prej viktimave figurojnë në gjendje të rëndë, ndërsa gjashtë viktimat e tjerë janë lënduar mesatarisht, sipas shërbimeve të urgjencës. Njëra prej të plagosurave ishte shtatzënë e cila iu nënshtrua një operacioni urgjent cezarian. Nëna dhe foshnja janë në gjendje të rëndë, sipas spitalit Shaare Zedek.

Ambasada e SHBA në Jerusalem tha se ata janë “të tronditur dhe të pikëlluar” nga sulmi. Ata konfirmuan se mes viktimave ishin edhe shtetas amerikanë.

“Ne dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e terrorizmit dhe veprimet që përkeqësojnë tensionet”, tha një zëdhënës i ambasadës. Tutje, zëdhënësi i ambasadës thotë se mendimet e tyre janë me të dashurit e viktimave, dhe të gjithëve u uron shërim të shpejtë dhe të plotë.

Sulmin e të dielës e dënoi edhe ambasadori i SHBA-së në Izrael, Tom Nides, raporton CNN.

“Dënojmë fuqishëm sulmin terrorist jashtë qytetit të vjetër të Jerusalemit. Unë lutem për një shërim të shpejtë për të gjitha viktimat e pafajshme,” tha Nides në një postim në Twitter.

“Me pikëllim të thellë konfirmoj se amerikanët u plagosën në këtë sulm. Unë kam folur me familjet dhe do t’i mbaj në lutjet e mia. Vazhdoj të monitoroj situatën”.

Sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes, me forcat e sigurisë, Shin Bet dhe IDF në ndjekje. Policia tha se një helikopter nga njësia ajrore e Policisë së Izraelit ndihmoi në kërkim. I dyshuari më vonë është kthyer në polici, ndërsa arma që ai mbante me vete është sekuestruar, sipas një zëdhënësi të policisë.

Të shtënat e së dielës vijnë pasi armiqësitë në Gaza fundjavën e kaluar lanë dhjetëra palestinezë të vrarë.

Arrihet arpushimi në mes të Izraelit dhe Palestinës

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika