Tetë raste të reja me fruth gjatë javës së fundit në Kosovë

Tetë raste të reja me fruth janë konfirmuar në Kosovë gjatë javës së fundit. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nga 16 prilli deri më 27 shtator 2026, në vend janë regjistruar gjithsej 180 raste me këtë sëmundje.

IKSHPK ka bërë të ditur se mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara u përkasin personave që nuk janë vaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola.

“Vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme, më e sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Përveç vaksinimit të rregullt, sipas kalendarit kombëtar të imunizimit, IKSHPK ka intensifikuar edhe vaksinimin plotësues për fëmijët që, për arsye të ndryshme, nuk janë vaksinuar me kohë.

Sipas Institutit, si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3 mijë e 176 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç.

“Ky rezultat konfirmon ndërgjegjësimin e lartë dhe angazhimin e prindërve për të siguruar shëndetin e fëmijëve të tyre”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka vlerësuar kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve në rritjen e shkallës së vaksinimit.

Instituti ka theksuar se vaksinimi i fëmijëve është thelbësor për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të fruthit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika