Tetë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkaq, njësia rajonale e trafikut po merret me rastin

Pamje nga aksidenti (Autor i fotos: GE)





Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë, i cili ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, në Prishtinë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 02:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidh rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika