Tetë të shpëtuar pasi hidroplani bën “ulje të fortë” në lumin e Manhattanit

Të paktën tetë persona janë shpëtuar pasi një hidroplan u detyrua të bëjë një “ulje të fortë” në East River të New York City-t, kanë bërë të ditur autoritetet amerikane.

Shërbimet e zjarrfikësve në New York (FDNY) u përgjigjën rreth mesditës me kohë lokale, pas raportimeve për një avion të rrëzuar në ujë pranë marinës në East 23rd Street dhe FDR Drive në Manhattan. Sipas tyre, hidroplani ka mbetur mbi sipërfaqen e ujit dhe më pas është tërhequr deri në dok.

Të gjithë pasagjerët janë nxjerrë nga avioni i tipit Kodiak 100 nga ekipet e FDNY-së. Dy persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë refuzuar trajtim mjekësor.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA), e cila do të hetojë rastin, tha se piloti ka bërë një “ulje të fortë”, si pasojë e së cilës është thyer një pjesë e strukturës së krahut të avionit. Sipas FAA-së, një ulje e tillë ndodh kur avioni prek sipërfaqen me forcë më të madhe se kufijtë e lejuar teknikë.

FAA shtoi se kontrolli ajror nuk po ofronte shërbime për këtë fluturim në momentin e incidentit.

Sipas New York Times, avioni ishte nisur nga Hamptons, një zonë bregdetare e njohur për pushime të të pasurve në New York, dhe po i afrohej një baze hidroplanesh kur gjatë uljes goditi një valë, duke shkaktuar përmbysje të pjesshme në ujë.

Ky është incidenti i dytë me hidroplan në East River brenda tre javësh. Më 13 qershor, një tjetër avion i vogël u godit nga një valë gjatë ngritjes në fluturim, duke përfunduar në ujë pranë Queens-it.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika