Tetovë, mbi gjashtë mijë dënime për parkim të paligjshëm në vitin 2022

6 mijë e 373 është numri i përgjithshëm i masave lidhur me parkim të paligjshëm në Tetovë gjatë vitit të kaluar (2022), ndërsa numri i automjeteve të marra nga merimanga ishte 4 mijë e 432, kështu ka bërë të ditur Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë

6 mijë e 373 është numri i përgjithshëm i masave lidhur me parkim të paligjshëm në Tetovë gjatë vitit të kaluar (2022), ndërsa numri i automjeteve të marra nga merimanga ishte 4 mijë e 432. Kështu bëri të ditur Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, raporton Portalb.mk.

Numri më i madh i masave të vitit të kaluar janë shqiptuar në dhjetor (822), nëntor (772), tetor (711) dhe korrik (691).

“Kundërvajtësit do të përballen me gjoba që, në varësi të kundërvajtjes, variojnë nga 45 deri në 180 euro në kundërvlerë në denarë. Automjetet të cilat pengonin lëvizjen normale të përdoruesve të tjerë të rrugës janë marrë nga “shërbimi merimangë” i Tetovës. Kështu që numri i përgjithshëm i tyre vitin e kaluar ishte 4,432 automjete të ngritura”, ka thënë zëdhënës i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Përndryshe, nga ky sektor njoftuan se kanë intensifikuar aktivitetet për rend dhe siguri më të madhe me parkingjet në Tetovë.

Ndërkaq, gjatë ditës së enjte policia ka ndërmarrë 21 masa të cilat janë sanksionuar automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonën qendrore të qytetit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika