Teuta Krasniqi rrëfen “dashurinë në shikim të parë”, në fund zbulon të vërtetën

Teuta Krasniqi ka zgjedhur të rrëfejë një histori që në pamje të parë duket si një dashuri klasike me shkëndijën që nis që në takimin e parë.

Aktorja flet për emocionet, ndjesinë e veçantë dhe sigurinë që përjeton pranë “dashurisë” së saj, duke e lënë publikun kurioz të zbulojë se për kë bëhet fjalë.

Por, ajo që duket si një rrëfim romantik merr një kthesë krejt tjetër, kur Teuta zbulon se në fakt nuk po flet për një person, por për një tjetër “dashuri” shumë të veçantë.

Në fillim të videos, Teuta flet për një ndjesi të veçantë dhe për mënyrën se si është ndier që në takimin e parë.

Ajo përshkruan emocionin dhe ndjesinë e veçantë që i ka sjellë kjo “dashuri”, duke krijuar përshtypjen se po rrëfen për një histori romantike.

“Si shkoi takimi i parë?”, është pyetja që i drejtohet Teutës, ndërsa ajo përgjigjet se që në momentin kur e ka parë, e ka kuptuar se çfarë do të thotë dashuria në shikim të parë.

Rrëfimi vazhdon me një tjetër pyetje: si ndihet ajo kur është me të? Teuta tregon se, përveçse ndihet mirë dhe speciale, ndihet edhe e sigurt.

Por pikërisht këtu vjen zbulimi që i jep videos gjithë kuptimin. Kur pyetet se për kë po flet, Teuta sqaron se “dashuria” për të cilën po rrëfen nuk është një person, por vetura Volvo.

Auto Mita e kthen Volvo-n në protagonist të një historie dashurie, ku emocionet e një romance përkthehen në komoditet, kënaqësi dhe, mbi të gjitha, në ndjesinë e sigurisë që të shoqëron në çdo udhëtim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika