Thaçi e Veseli pranojnë ta takojnë kryeparlamentarin Glauk Konjufca

Të gjithë të akuzuarit e Dhomave të Specializuara në Hagë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, kanë pranuar ta takojnë Glauk Konjufcën. Ai pritet t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në fund të muajit. Por, kjo vizitë po kundërshtohet nga shoqëria civile në Prishtinë

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka konfirmuar se në fund të këtij muaji do të vizitojë ish-udhëheqësit e UÇK- së, që po mbahen në paraburgim në Hagë nga Gjykata Speciale.

Pak muaj pas vizitës së Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut, në Hagë do të shkojë edhe një udhëheqës i lartë shtetëror.

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka konfirmuar se në fund të këtij muaji do të vizitojë ish-udhëheqësit e UÇK- së, që po mbahen në paraburgim në Hagë nga Gjykata Speciale.

Por, për dallim nga bashkëpartikja e tij, ministrja e drejtësisë, Konjufcën kanë pranuar ta takojnë të gjithë të akuzuarit.

RTV Dukagjini ka mësuar nga burime të afërta me takimin se ish-liderët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli do ta presin në takim kryeparlamentarin Konjufca.

Ilir Kërçeli, shef i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit, shkurt ka konfirmuar vizitën e Konjufcës në Hagë, pa dhënë detaje.

“Kryeparlamentari do t’i vizitoj të gjithë. Arsye specifike nuk ka, ata janë qytetarë të vendit tonë”, ka thënë Kërçeli.

Ilir Kërçeli

Por, organizata joqeveritare që merren me sundim të ligjit vazhdimisht kanë kundërshtuar vizitat politike në Hagë me arsyetimin se ndikojnë negativisht në procesin gjyqësor.

Ehat Miftaraj

“Në aspektin se si e sheh prokuroria dhe gjykata speciale vizitat e politikanëve dhe personave që kanë pushtet në Republikën e Kosovës mund të ketë karakter negativet në proceset gjyqësore të atyre që mbahen në Hagë. Mjafton të shihen arsyetimet e Gjykatës qoftë në rastin e Thaçit qoftë në rastin e Veselit, kërkohet vazhdimi i paraburgimit sepse këta persona konsiderohet qe kanë ende autoritet”, ka deklaruar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

“Bartësit e funksioneve publike nuk do të konsiderohej parimore e as ligjore të vizitonin personat që janë në një proces gjyqësor, mirëpo me vetë faktin e specifikës së kësaj gjykate dhe natyrës së gjykimit, për personat që po procedohen pranë kësaj gjykate është e nevojshme përkrahja institucionale”, ka thënë avokati Armend Shkoza.

Në Hagë, ish-liderët e UÇK-së dhe të Kosovës, pos vizitave nga anëtarët dhe deputetët e PDK-së, i ka takuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika