Thaçi në Hagë: Nuk i bie pishman asnjëherë, u ktheva për të luftuar se populli po përballej me shfarosje
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nisur fjalimin përmbyllës para trupit gjykues në Hagë. Thaçi, gjatë fjalës së tij, kujtoi periudhën kur ishte student në Zvicër, por u shpreh se nuk është pishman që u kthye në Kosovë për të luftuar pasi familja dhe populli po përballeshin me shfarosje, njofton Dukagjini. “Nuk mund të qëndroja […]
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nisur fjalimin përmbyllës para trupit gjykues në Hagë.
Thaçi, gjatë fjalës së tij, kujtoi periudhën kur ishte student në Zvicër, por u shpreh se nuk është pishman që u kthye në Kosovë për të luftuar pasi familja dhe populli po përballeshin me shfarosje, njofton Dukagjini.
“Nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të kthehem në Kosovë, në pranverën e vitit 1998. Ishte vendim personal i imi dhe i askujt tjetër. Nuk mund të qëndroja anash ndërsa familja dhe populli im përballej me shfarosje. Bëra atë që do ta bënte secili. Për këtë jam shumë krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë”, u shpreh Thaçi.















