Thaçi në Kosovë, vizitë babait të sëmurë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij. Thaçit i është aporvuar ardhja në Kosovë nga ana e Dhomave të Specializuara për të vizituar babain e tij. Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Specialja, të cilët kanë thënë se vendimi është marrë […]
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij.
Thaçit i është aporvuar ardhja në Kosovë nga ana e Dhomave të Specializuara për të vizituar babain e tij. Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Specialja, të cilët kanë thënë se vendimi është marrë për “arsye humanitare”.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, kanë thënë nga Specialja e Hagës.
Hashim Thaçi: custodial visit to Kosovo #ThaciEtAlCase #KosovoSpecialistChambers https://t.co/mtR4P4zsiq
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) September 2, 2023
Ndërsa, forca të konsiderushme të EULEX-it janë duke qëndruar pranë shtëpisë së tij në Burojë të Skenderajit.
Kujtojmë, se ish-presidentit një vizitë e tillë i ishte aporvuar edhe më 29 maj të këtij viti për të vizituar nënën e tij.















