Thaçi për ikjen e të rinjve nga Kosova: Shqetësuese dhe paraqet alarm

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, teksa e ka komentuar largimin e të rinjve nga Kosova ka thënë se me këtë gjendje largimi do të rritet, pra “largimi i trurit”

Për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, largimi i të rinjve dhe familjeve nga Kosova drejt vendeve perëndimore paraqet shqetësim dhe alarmim.

Në një intervistë për gazetën “Nacionale”, Thaçi ka theksuar se me këtë gjendje largimi do të rritet, pra “largimi i trurit”.

Largimi i të rinjve dhe familjeve të tëra nga Kosova është shqetësues dhe paraqet alarm. Njerëzit nuk largohen pse nuk e duan atdheun, por nga mungesa e mundësive për jetë më të mirë. Me këtë trend, shumë shpejt, në pak vite, mund të kemi proporcionin e mbi gjysmës së qytetarëve kosovarë që jetojnë në Diasporë. Nuk duhet vetëm ankuar apo vajtuar largimin e tyre, por krijimin e kushteve për frendim apo zvogëlimin e këtij fenomeni. Por, askush nuk duhet të mendojë se largimin e njerëzve për në Diasporë mund ta ndalë tërësisht”, u shpreh Thaçi.

Ai theksoi se nuk duhet harruar se Kosova ishte përfituese e madhe nga diaspora.

“Ata investuan shumë për lirinë dhe zhvillimin e Kosovës. Tash duhet ta shndërrojmë këtë faktor në përparësi për ekonominë dhe emancipimin shoqëror. Është e njohur se shumë talentë briliantë po ikin jashtë, me këtë gjendje largimi do të rritet, pra “largimi i trurit”. Uroj që të mos jetë njëdrejtimësh…besoj që shumë shpejt do ta kemi “qarkullimin e trurit” ku njerëzit largohen, qëndrojnë jashtë e pastaj kthehen në vendet e tyre…dua të besoj se investime të ndryshme në Kosovë mund të lidhen me dijen dhe përvojën e sipërmarrësisë në Kosovë”.

Ai dërgon mesazh duke thënë se duhet të punohet që secili qytetar, të ndihet mirë dhe krenar me Kosovën

“Të rinjtë besojnë dhe ndihen krenarë me Kosovën. Të arriturat e Kosovës janë të jashtëzakonshme. Kosova është vend që ka dëshmuar që mund të bëjë mrekulli. Pra, më shumë shpresë, besim dhe optimizëm për të sotmen dhe të ardhmen e saj”.

Ish-presidenti Thaçi: Jam në izolim fizik, por jo në burg mendor

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika