Ish Presidenti Hashim Thaçi ka folur edhe për raportet me ish-bashkëluftëtarët e tij që ndodhen në Hagë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, ai theksoi se mes tyre ekziston një raport i mirë dhe bashkëpunues, pavarësisht rrethanave.
“Kultivojmë mirëkuptimin dhe solidaritetin. Bashkë e kalojmë shumicën e kohës”, u shpreh ai.
