Thaçi: S’kam ambicie për president as kryeministër, aktakuza u ngrit nxitimthi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar lidhur me aktakuzën e re gjatë seancës në Gjykatën Speciale në Hagë. Thaçi ka potencuar se nuk paraqet rrezik pengesë e as rrezik për askënd. Në seancën mbi ecurinë e çështjes për aktakuzën për pengim të drejtësisë, Thaçi ka thënë se sikurse aktakuza për krime lufte ashtu edhe […]
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar lidhur me aktakuzën e re gjatë seancës në Gjykatën Speciale në Hagë.
Thaçi ka potencuar se nuk paraqet rrezik pengesë e as rrezik për askënd.
Në seancën mbi ecurinë e çështjes për aktakuzën për pengim të drejtësisë, Thaçi ka thënë se sikurse aktakuza për krime lufte ashtu edhe kjo u ngritën nxitimthi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pranë DhSK-së.
”Siç e tha avokatja, para se të deklarohem dua të shtoj edhe diçka. Në këtë fazë të hershme të këtij procesi për mbarëvajtjen e rregullit kushtetues dhe ligjor që duhet të ndodh, ju e dini që para katër vitesh në nëntor të vitit 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm 3 muaj para se të rizgjedhesha president i vendit. Tash para 10 ditësh, nxitimthi zyra e prokurorit ngriti aktakuzë shtesë dy muaj para zgjedhjeve në Kosovë.
Dua të sqaroj, unë nuk jam pjesë e garës politike e as nuk kam ndonjë ambicie politike as për president, as për kryeministër as për deputet apo ndonjë ambicie tjetër për ndonjë pozitë tjetër politike. Nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politike e as në ndonjë projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës me vizionin për anëtarësim në NATO, BE dhe raport special me SHBA-të”, ka deklaruar Thaçi.
Ai ka kërkuar nga Gjykata Speciale, që të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.
“Theksoj dhe nënvizoj domosdoshmërinë për respektimin e Kushtetues dhe ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mosrespektimi I ligjeve dhe Kushtetutës nga palët në këtë sallë të shenjtë paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për minimin e besimit qytetar, prandaj ftojë që të ruhet vetëpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, ka deklaruar tutje Thaçi.















