Thaqi ka një kërkesë për Komunën dhe Ballkanin: Ne stërvitemi në një fushë në Korishë, me të ardhë keq

Trajneri i Suharekës, Arsim Thaqi, ka thënë se gjendja e fushës ku stërvitet skuadra e tij në Korishë nuk është aspak e mirë

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Thaqi ka thënë se në këtë situatë Ballkani është dashur të krijojë më shumë mundësi për klubin e Suharekës, për të shfrytëzuar stadiumin e qytetit.

“Ne stërvitemi në një fushë në Korishë ku është me të ardhur keq, për investimet që janë bërë, dheu ka rrëshqitur dhe e ka mbuluar një pjesë të fushës. Është e pamundshme të shfrytëzohet ajo hapësirë e fushës, pasi një pjesë është e mbuluar. Ne kemi shumë kërkesa te Ballkani, nuk i akuzoj, e di se i kanë edhe ata gjërat e veta, por situatën në çfare është Suhareka ndoshta është dashur të gjejë edhe pak më tepër mundësi në këtë drejtim. Ajo që ka bërë Ballkani për Suharekën ia ka lejuar një pjesë të tribunës, që Suhareka me investu vetë te pjesa e garderobës, te pjesa e zyrave. Klubi po i bënë ato investime me mjete të veta,” tha ai.

Sipas tij, janë në një situatë shumë të vështirë të gjejnë hapësirë të lirë kohore në stadiumin e qytetit në Suharekë.

“Realisht, ne jemi në një situatë ku duhet me gjetë hapësira të lira t’i bëjmë dy stërvitje në javë në atë fushën sintetike të Ballkanit, për shkak se ata kanë klubin e vetë, akademinë e vetë dhe normal që e kemi shumë vështirë,” tha Arsim Thaqi.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika