The Guardian: Zyrtarët amerikanë u bindën nga provat e Qeverisë së Kosovës se sulmi terrorist u kontrollua nga Beogradi

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të këtij viti, është në fokus të vëmendjes ndërkombëtare. Gazeta britanike "The Guardian" ka sjellë detaje interesante për këtë ngjarje dhe tensionet Kosovë - Serbi.

Armë, municion, e pajisje tjera ushtarake të sekuestruara në manastirin e Banjskës të Zveçanit.

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të këtij viti, e ka marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare.

Së fundmi, gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”, ia ka kushtuar një artikull tensioneve Kosovë – Serbi, kështu duke dhënë disa detaje mjaft interesante.

Në këtë artikull me titull “Problemet e Kosovës mund të mos kenë ardhur deri në fund, por kriza ende është duke u acaruar”, është një pjesë ku flitet për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçanit.

“The Guardian” sjell diçka të padëgjuar më parë, aty thuhet se provat e Qeverisë së Kosovës se grupi i serbëve që sulmuan Policinë e Kosovës ishin të armatosur dhe të kontrolluar nga Beogradi kanë qenë bindëse edhe për zyrtarët e ShBA-së.

Sipas “The Guardian”, privatisht ata e kanë bërë të qartë se provat e paraqitura nga pala kosovare i shohin si “prova bindëse”.

“Më 24 shtator, një grup paraushtarak i serbëve të Kosovës të armatosur mirë i zunë pritë një patrulle të policisë kosovare dhe në përleshjen që pasoi, një polic dhe tre serbë të armatosur u vranë. Qeveria e Kosovës paraqiti prova për të treguar se grupi ishte i armatosur dhe i kontrolluar nga Beogradi, dhe zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë privatisht se i shohin ato prova bindëse”, thuhet në artikullin e prestigjiozes “The Guardian”, ku flitet për raportet Kosovë – Serbi dhe sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Megjithatë, edhe ShBA-ja edhe BE-ja janë duke e pritur një hetim të plotë të sulmit terrorist në Banjskë. Deri më tani janë paralamjmëruar sanksione për Serbinë nëse dalin fakte se ka qenë e përfshirë në sulm.

Shija e redaktorit

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”...

Të fundit nga rubrika